Cfarë është Gjykata? 6 Janar.2020
January 6, 20208 Mars 2020
March 8, 2020Data 8 Mars u adoptua nga lëvizja feministe në 1967 si ditë speciale për gruan. Nga ajo kohë, në disa vende është një ditë proteste, në disa të tjera thjesht festohet të qenurit grua.
Kush është gruaja shqiptare sot? Çfarë roli ka ajo në të vërtetë në të ardhmen e shoqërisë shqiptare?
Kush është burri shqiptar sot në respekt të gruas në familje dhe shoqëri?
Kjo është pyetja që secila grua duhet ti bëjë vetes.
Dhuna ndaj gruas dhe vrasjet nga burrat e tyre tregojnë se pozita e gruas shqiptare është jo njerëzore, se
Shoqëria jonë është e dhunshme, maskiliste, jo e drejtë.
Ka një lidhje mes gjendjes së gruas me gjendjen e shoqerisë. Ekziston një luftë e brendshme sociale, ku fitimi i pushtetit dhe pasurisë është një qëllim i shfrenuar për të qenë në statusin për të shtypur të tjerët. E njëjta gjë ndodh edhe me meshkujt kundër femrave, të cilët trashëgojnë kulturën primitive se femra duhet të jetë poshtë tyre.
Për shkak të kësaj padrejtësie sociale kemi mbetur të varfër.
Nuk mund të ketë shoqëri të drejtë nëse gruaja nuk është e barabartë, si pjesë potenciale e kësaj shoqërie.
Bota zhvillohet prej dijes, prandaj grate e vajzat duhet të jenë të ditura e të zonjat e vetes, të përgjegjshme për të drejtën dhe për të ardhmen.
Lëvizjet feministe janë lëvizje për progresin e shoqërisë, që synojnë paqen, një botë të drejtë dhe të barabartë.
Prandaj, të gjithë duhet të jenë feminist!
Arnida Çapi