Rreth Nesh
Arnida Çapi Law Firm është një studio ligjore e vendosur në Tiranë, e cila ofron shërbime profesionale për përfaqësimin dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore në fusha të ndryshme të së drejtës.
Ekipi i zyrës është i specializuar në të gjitha fushat kryesore të ligjit civil, ndër të tjera si tregtare, e pronësisë, administrative, shpërblimet e dëmit, familjare, e punës, pronësisë intelektuale si dhe në çështjet penale.
Zyra ligjore është themeluar dhe përfaqësohet nga Av. Arnida Çapi, një partnere me një eksperiencë të gjerë në fushën e ligjit dhe avokatisë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore duke ju përgjigjur interesit më të lartë të klientit në arritjen e rezultateve të suksesshme.
Av. Arnida Çapi është diplomuar për Drejtësi në vitin 2010 pranë Universitetit të Drejtësisë Luarasi, me nderime “Studente e Shkëlqyer”. Në vitin 2014 është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik në Master European Union Business Law. Ka marrë titullin Avokat në 2011 dhe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, profesion të cilin vazhdon ta ushtrojë duke ndërtuar një praktikë të suksesshme.