Gruaja Shqiptare
March 8, 2020On the basis of sex. Në bazë të seksit.
September 19, 2020Data 8 Mars u adoptua nga levizja feministe ne 1967 si dite speciale per gruan. Nga ajo kohe, ne disa vende eshte nje dite proteste, ne disa te tjera thjesht festohet te qenurit grua.
Kush eshte gruaja shqiptare sot? Cfare roli ka ajo ne te vertete ne te ardhmen e shoqerise shqiptare?
Kush eshte burri shqiptar sot ne respekt te gruas ne familje dhe shoqeri?
Kjo eshte pyetja qe secila grua duhet ti beje vetes.
Dhuna ndaj gruas dhe vrasjet nga burrat e tyre tregojne se pozita e gruas shqiptare eshte jo njerezore, se
shoqeria jone eshte e dhunshme, maskiliste, jo e drejte.
Ka nje lidhje mes gjendjes se gruas me gjendjen e shoqerise. Ekziston nje lufte e brendshme sociale, ku fitimi i pushtetit dhe pasurise eshte nje qellim i shfrenuar per te qene ne statusin per te shtypur te tjeret. E njejta gje ndodh edhe me meshkujt kunder femrave, te cilet trashegojne kulturen primitive se femra duhet te jete poshte tyre.
Per shkak te kesaj padrejtesie sociale kemi ngelur te varfer.
Nuk mund te kete shoqeri te drejte nese gruaja nuk eshte e barabarte, si pjese potenciale e kesaj shoqerie.
Bota zhvillohet prej dijes, prandaj grate e vajzat duhet te jene te ditura e te zonjat e vetes, te pergjegjshme per te drejten dhe per te ardhmen.
Levizjet feministe jane levizje per progresin e shoqerise, qe synojne paqen, nje bote te drejte dhe te barabarte.
Prandaj, te gjithe duhet te jene feminist!
Arnida Çapi