8 Mars 2020
March 8, 202010 Maj, Dita e Drejtësisë
May 10, 2021On the basis of sex. /Në bazë të seksit.
Ky është titulli i filmit biografik mbi karrierën e Ruth Bader Ginsburg, e dyta grua që arriti të bëhej Gjyqtare e Gjykatës së Lartë në ShBA, një ikone liberale e jurisprudencës dhe luftëtare për barazi gjinore.
Megjithatë, edhe pse përfundoi shkëlqyeshëm studimet, ajo u refuzua gjatë karrierës së saj sepse ishte grua.
Mbi baza diskriminimi seksual Ruth advokoi për të drejtat e grave si avokate, e më pas edhe si gjyqtare.
“Kombi ynë humbi një juriste me staturë historike,” tha Kryetari i Gjykatës së Lartë John G. Roberts Jr. përmes The New York Times. “Ne të Gjykatës së Lartë kemi humbur një kolege të dashur. Sot ne jemi në zi, por me besimin se gjeneratat e ardhshme do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsburg, ashtu si ne e njihnim- një kampione e palodhur dhe e vendosur e drejtësisë.”
Pas një humbje të tillë, kjo grua e madhe që theu status quo-të e padrejta ka lënë në kujtesën historike dhe të së drejtës mirënjohje të thellë dhe një shembull se si bota ndryshon për mirë nga një grua.
Mbi baza diskriminimi seksual, RBG ishte brilante sepse ishte grua.
Përkujtimi i saj është një inspirim i fortë për vajzat dhe gratë që studjojnë e punojnë me besim te vetja dhe te e drejta, edhe pse mbi baza të diskriminimit seksual.
Arnida Çapi
#OnTheBasisOfSex #humanrights #law #lawyer #womanrights #justice